Ofertë e rrufeshme: Milan transferon yllin e Interit!

Në këto momente nuk ka futbollist të Interit që nuk është i shitshëm për shkak të krizës së thellë që ka kapluar Neroazzurët.

Politikat e reja të presidentit Zhang kanë bërë që asnjë futbollist i skuadrës të mos konsiderohet i paprekshëm.

Milan po kërkon që të marrë ‘hisen’ e saj në merkato dhe i ka vënë syrin mesfushorit të rivalit të qytetit, Stefano Sensi.

Ish mesfushori i Sassulos ka një vlerë prej 15 milionë eurosh, shumë kjo që Rossonerët janë në gjendje që ta ofrojnë.

Në tavolinën e bisedimeve është e mundshme edhe opsioni i huazimit gjë që do reduktonte tek Inter koston e pagave, që është një problem i madh për financat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here