Oferta ka arritur: Një yll dhe para, Barella largohet nga Interi

Gati shkëmbimi i verës, Nicolo Barella largohet nga Interi.

Nicolo Barella ishte njëri nga më meritorët për suksesin e Interit sezonin që mbaroi.

24-vjeçari ishte zemra e skuadrës në skemën e Contes, mirëpo me largimin e tij edhe Barella mund të largohet nga Interi.

Situata e vështirë financiare ka detyruar drejtuesit e Interit që të nxjerrin  yjet e tyre dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Reali i Madridit.

Carlo Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e Barellas, ndërsa Los Blancos kanë gati ofertën joshëse.

Reali do t’ia ofrojë Interit 50 milionë euro dhe kartonin e Luka Jovic në këmbim të Barellas, raporton Calcio Mercato.

Neroaxurët vështirë se do ta refuzojnë ofertën e Realit, pasiqë Jovic do të ishte zëvendësuesi ideal i Lautaros.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here