Shtyhet marrëveshja Lazio-Sarri, zbulohet motivi

Afati i Lotitos për Maurizio Sarri shtyhet.

Presidenti Claudio Lotito, i cili dje i dorëzoi dokumentet për kontratën e re ish-trajnerit të Juventusit, priste një përgjigje deri më sot, por është i gatshëm të presë më tej dhe ka caktuar një afat të ri: të martën.

Lotito është i gatshëm t’i japë Sarrit edhe 48 orë të tjera për të reflektuar dhe ndarë mendjen.

Sipas medieve, Sarri ka pranuar se nuk ka oferta nga Premier, por sepse dëshiron ta shohë mirë projektin bardhekaltër.

Pastaj – pra nëse Sarri ndërron mendje – Lazio do të shkonte konkretisht në pistat alternative, si Vitor Pereira, Giuseppe Iachini ose, së treti, Fabio Liverani.

Oferta për Sarrin është 4 mln euro përfshirë edhe bonuset në sajë të pozicionimit final të ekipit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here