Relacioni Torino-Londër: Ramsey përsëri tek Arsenal, ylli i topçinjëve tek Zonja e Vjetër!

Aaron Ramsey nuk bën pjesë më në planet e skuadrës së Juventusit dhe këtë verë pritet largimi i tij nga Allianz Stadium.

Por drejtuesit e Zonjës së Vjetër do të përdorin shërbimet e tij për një kauzë më të rëndësishme për skuadrën e tyre.

Bëhet fjalë për blerjen e Hector Bellerin, i cili këtë afat kalimtar pritet të lërë skuadrën e Mikel Artetas.

Calciomercato raporton që ditëve të fundit janë zhvilluar takime mes përfaqësuesve të dy skuadrave për të biseduar rreth një shkëmbimi të mundshëm në mes të ishit të Arsenalit dhe mbrojtësit spanjoll i cili po kërkon një skuadër të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here