Koulibaly tek gjiganti i Serie A!

Kalidou Koulibaly këtë verë do të kërkojë që të ndërrojë ambient pas shumë vitesh qëndrim tek skuadra e Napolit.

Duket se largimi i Gennaro Gattusos ka bërë që edhe senegalezi të mendojë për të ndërmarrë një aventurë të re por brenda Italisë.

Si për çudi në një sondazh të bërë nga gazetari Luca Momblano me tifozët e Juventusit, doli që emri i tij ishte më i preferuari për tu transferuar këtë verë nga Zonja e Vjetër.

Tashmë përfaqësuesit e skuadrës torineze kanë filluar ti afrohen qendrës së Napolit mirëpo gjithçka duket në duart e presidentit De Laurentiis por Juventusi me një ofertë të majme mund ta bindë atë për ta lënë të lirë senegalezin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here