Deschamps flet për lëndimin e Benzemas

9 qershor. Dy ditë para fillimit të Kampionatit Europian, më pak se një javë nga debutimi i Francës.

Me afrimin e turneut shtohet ankthi te “gjelat”, sepse në miqësoren kundër Bullgarisë u lëndua Karim Benzema.

Një problem afër gjurit të djathtë, grimasat e dhimbjes dhe hyrja në fushë e stafit mjekësor të Francës.

Benzema duhej të linte fushën dhe të kthehej në dhomën e zhveshjes. Me këmbët e tij, pa u mbështetur nga askush, por duke çaluar lehtë. Në vend të tij, Olivier Giroud.

Episodi, siç duhet të jetë, ka krijuar dhe po krijon tashmë frikë te Franca. Sidoqoftë, trajneri Didier Deschamps, duke bërë vlerësimin e gjendjes së sulmuesit, foli pa shumë alarm: “Karim mori një goditje të fortë në pjesën e gjurit. Ai ndjeu një forcim të muskulit dhe nuk donim të rrezikonim, prandaj doli nga fusha. Ne do të bëjmë gjërat e duhura me stafin mjekësor, pa rrezikuar aspak. Nuk është asgjë dramatike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here