Manchester City synon të bëjë disa shitje këtë verë!

Kampionët e Premier League do të shesin disa futbollistë të tyre për të krijuar një fond për blerje të reja këtë verë.

Manchester City po synon që të arkëtojë rreth 70 milionë funta nga shitjet e futbollistëve, para të cilat pritet të shfrytëzohen për të sjellur në Etihad Stadium, Harry Kane dhe Jack Grealish, raporton Daily Mail.

Emrat që priten të largohen nga Citizens janë ata të Jack Harrison, Pedro Porro, Lukas Nmecha, Yangel Herrera dhe Ivan Ilic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here