Ramos lëshon pe në negociatat me Real Madrid!

Sergio Ramos në negociatat me Real Madrid ka bërë një kthesë të madhe pasi tashmë duket se është i gatshëm për të rinovuar kontratën me një afat për vetëm 1 sezon, raporton Deportes Cuatro.

Dëshira e tij mbetet që të luajë akoma në Santiago Bernabeu dhe është i gatshëm për një kontratë që do e mbajë atë në Madrid vetëm edhe për një sezon tjetër.

Los Blancos e kanë mirëpritur një vendim të tillë të kapitenit të tyre dhe kanë filluar punën për të rinovuar kontratën para se ti skadojë ajo aktualja në fund të këtij muaji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here