David De Gea pret që të qëndrojë tek Manchester United edhe pas kësaj vere përkundër zërave të shumtë që thonë se ai do të largohet nga Old Trafford, supozon The Sun.
Por jo vetëm kaq, ai ka shumë besim që në sezonin e ardhshëm ai do të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në vend të Dean Henderson.
De Gea dhe Henderson gjatë sezonit të kaluar kishin ndarë pozitën në portën e Djajve të Kuq.