Frank Lampard është përsëri emri më i dëshiruar për Crystal Palace pasi kjo e fundit dështoi të arrijë një marrëveshje me Nuno Espirito Santon, raporton the Mirror.
Ish bossi i Wolves ishte shumë pranë për të marrë detyrën e re tek ‘Shqiponjat’ mirëpo skuadra nga Londra në momentet e fundit e refuzoi një mundësi të tillë.
Kjo për faktin që tashmë e gjithë vëmendja e klubit është kthyer kah Lampard me të cilin po kërkohet arritja e një marrëveshje.