Paulinho i gatshëm për një transferim në Premier League!

Futbollisti i Bayer Leverkusen, Paulinho është i gatshëm në të ardhmen për një transferim të mundshëm në La Liga ose në Premier League.

Braziliani 20 vjeçar erdhi në futbollin europian në vitin 2018 me pritshmëri të mëdha kur u transferua nga Vasco De Gama për një shifër prej 16 milionë eurosh megjithatë dëmtimet ja bënë të pamundur paraqitjet e rregullta në sezonin 2020-2021 në Bundesliga.

Paulinho tashmë është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe ndeshjen e fundit të ligës luajti plot 66 minuta ku tashmë është gati për një aventurë të re në Angli ose Spanjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here