SHKËMBIMI I VITIT: Griezmann bëhet zikaltër, ylli i Inter tek Barcelona!

Inter është duke përjetuar një periudhë të vështirë brenda skuadrës edhe përkundër faktit që arritën të triumfonin në Serie A.

Kjo pasi kriza financiare ka detyruar Interin që tashmë mos ta konsiderojë asnjë futbollist të saj të paprekshëm.

Ky lajm duket që ka gëzuar tej mase skuadrën e Barcelonës e cila po planifikon një shkëmbim të bujshëm me Neroazzurët.

Bëhet fjalë për një ndërrim futbollistësh, Antoine Griezmann tek Inter ndërsa Nicolo Barella pritet që këtë verë të zbarkojë në Camp Nou.

Kjo lëvizje është shumë e kërkuar edhe nga trajneri Inzaghi i cili është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe francezi i plotëson kriteret që tekniku italian është duke kërkuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here