Kingsley Coman dëshiron që të ketë një pagë të njejtë me Robert Lewandowskin teksa negociatat për një rinovim të kontratës po vazhdojnë, raporton Marca.
Coman ka edhe dy vite kontratë të mbetura me bavarezët mirëpo rinovimi po kërkohet nga skuadra gjermane për të larguar edhe interesimin për të nga skuadrat e mëdha europiane.
Bayern nuk e ka ndërmend që ti plotësojë këtë dëshirë atij por nga ana tjetër nuk është gjithashtu e interesuar për shitjen e francezit, vetëm nëse marrin një ofertë të majme.