Barcelona pranë nënshkrimit me Depay!

Barcelona ka shumë besim që do të arrijë një transferim me parametra 0 për sulmuesin e Lyon, Memphis Depay, raporton Mundo Deportivo.

Bisedimet në mes të katalanasve dhe holandezit i cili po vjen kah fundi kontratës me Lyon janë duke shkuar në rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet të arrihet një marrëveshje.

Mirëpo Barcelona është e vetëdijshme që mund ta humbasë atë edhe në minutat e fundit njëjtë siç ndodhi me Wijnaldum i cili u transferua tek skuadra e Paris Saint Germain.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here