Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Juventusit e cila nuk e priste një vendim të tillë nga ky futbollist.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Zonjës së Vjetër, Arthur Melo i cili nuk është aspak i kënaqur me sezonin e kaluar dhe i ka bërë të ditur agjentit të tij që dëshiron largimin këtë verë.
Interesimi për të ka filluar menjëherë pasi është skuadra e Paris Saint Germain që kërkon shërbimet e tij.
Luca Momblano ka bërë të ditur që PSG nuk e ka ndërmend ndonjë formulë huazimi dhe po kërkon transferimin e tij të mënjëhershme pasi Pochettino po kërkon të formojë një dyshe në mesfushë me të dhe Marco Verrattin.