Barcelona në ndjekje të De Ligt!

Barcelona ka shënjestruar mbrojtësin e Juventusit, Matthijs De Ligt si një objektiv me rëndësi të veçantë gjatë kësaj vere, raporton Le 10 Sport.

Blaugranat janë të vendosur për një transferim të 21 vjeçarit i cili u transferua në 2019 tek Juventus nga Ajax për një shifër prej 75 milionë euro por katalanasit po shpresojnë ta transferojnë atë për një shumë më të lirë.

Megjithatë Juventus nuk e ka në plan të shesë holandezin pasi tashmë në stol është rikthyer Massimiliano Allegri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here