Nabil Fekir transferohet tek skuadra e madhe italiane!

Problemet e theksuara financiare të Real Betis duket se do të detyrojnë që të shesin yllin e tyre të padiskutueshëm Nabil Fekir.

Francezi ishte tejet i kërkuar edhe gjatë verës së kaluar mirëpo atëherë Betis ja doli mbanë që ta mbante atë në skuadër edhe për një sezon tjetër.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ky duket momenti ideal për Interin që të arrijnë qëllimin e tyre.

Muajve të fundit emri i tij ka qenë shpesh i lidhur me Neroazzurët dhe Simone Inzaghi ka dhënë aprovimin e tij për një transferim të tillë.

Fekir mund të zërë vendin e Lautaro Martinezit i cili mund të transferohet tek Barcelona këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here