Raspadori tek gjiganti italian, klauzolë Anti-Milan!

Giacomo Raspadori, njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së Sassuolos ka shumë mundësi që pas europianit do të ndërrojë edhe skuadër mirëpo do qëndrojë përsëri në Serie A.

Talenti i lindur në vitin 2000 po kërkohet nga Interi dhe tashmë Neroazzurët kanë gati planin për ta sjellur atë në San Siro.

Corriere dello Sport raporton që Pinamonti pritet të përdoret në këto bisedime ku shërbimet e tij do i dhurohen skuadrës së Sassuolos.

Beppe Marotta po punon tepër që kjo marrëveshje të arrihet sa më shpejtë për të mposhtur edhe Milanin e cila është në kërkim të tij tash e sa muaj.

Në këtë mënyrë është duke u përgatitur edhe një klauzolë anti-Milan në rast të ardhjes së tij në kampin Neroazzur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here