Gati emri i ri pas largimit të Buffon!

Juventus disa ditë pas largimit të Gianluigi Buffon në drejtim të Parmës, tashmë ka gjetur emrin që do të jetë zëvëndësuesi i Szczesny.

Shumë emra qarkulluan që mund të transferoheshin tek Zonja e Vjetër por tashmë duket se është gjetur ai i duhuri për portën e skuadrës.

Bëhet fjalë për Diego Alves i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Flamengos.

Braziliani konsiderohet edhe si ‘makthi’ i Cristiano Ronaldos për shkak se ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera gjatë kohës kur ishte tek Almeria dhe Valencia, në ndeshjet kundër Real Madrid.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet që të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here