Manchester United duhet që të paguajë një shifër prej 35 milionë eurosh në qoftë se dëshiron të sigurojë shërbimet e Kieran Trippier nga skuadra e Atletico Madrid, raporton Mundo Deportivo.
Një ofertë prej 14 milionë eurosh nga Manchester United ishte cilësuar si qesharake nga drejtuesit e skuadrës spanjolle.
Një gjë e tillë bëri që Djajtë e Kuq të kyçen më seriozisht në këtë garë duke bërë që të bëjnë gati një shifër 2 herë më të lartë për shërbimet e mbrojtësit anglez.