Sandro Tonali gjithnjë e më pranë largimit nga Milani.
Presidenti i Brescias, Massimo Cellini i ka vendosur ultimatum Milanit për Tonalin.
Milan ka paguar 10 milionë euro për huazimin e Tonalit, ndërsa për ta blerë kartonin e 21-vjeçarit, Rosonerët do të duhet të paguajnë 15 milionë euro dhe 10 milionë euro në formë të bonuseve, një total prej 35 milionë eurove.
Rosonerët po tentojnë të ulin kërkesat e Brescias duke kërkuar një lirim prej 10 milionë eurove dhe kjo ka irrituar Cellinin.
Cellini, ia ka bërë me dije Milanit se kanë afat 24 orë për të ushtruar opsionin e blerjes, përndryshe Tonali do të kthehet te Brescia.
Corriere dello Sport, shkruan se Brescia ka marrë ofertë nga një gjigant italian që është i gatshëm të paguaj 25 milionë eurot për Tonalin.
Besohet se njëri prej Juventusit dhe Romës është gjiganti që ka shfaqur interesim për 21-vjeçarin.