I pasigurt tek United: De Gea transferohet tek gjiganti italian!

David De Gea duket se nuk ka më durim me situatën që është krijuar tek Manchester United dhe këtë verë do të kërkojë një skuadër tjetër për të vazhduar karierën.

Në horizont është shfaqur skuadra e Juventusit e cila me largimin e Gianluigi Buffon ka një vend të lirë në portën e saj.

Forma jo e kënaqshme e Szczesny ka bërë që Zonja e Vjetër të kthejë vëmendjen ka afati kalimtar veror.

Todofichajes raporton që në krye të listës tek Juventusi qëndron emri i De Geas i cili më nuk ka rëndësinë që kishte sezone më parë tek Djajtë e Kuq.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here