Stevan Jovetic rikthehet në Serie A!

Sulmuesi malazez është shumë pranë rikthimit në Serie A.

Futbollisti do të jetë i lirë në fillim të muajit korrik.

Aventura në Ligue 1 tek skuadra e Monacos duket se po vjen kah fundi dhe rikthimi në Apenine është më afër se asnjëherë më parë.

Sportmediaset raporton që për të interesim të madh janë duke shfaqur  skuadrat e Lazios dhe Atalantas, të cilat po kërkojnë të rikthejnë ish futbollistin e Interit në Serie A.

Skuadra e Gasperinit duket se qëndron një hap përpara Lazios në garën për të siguruar shërbimet e malazezit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here