E bujshme: Mateo Kovacic rikthehet në Serie A

Mateo Kovacic rikthehet në Itali!

Mesfushori i Chelsea, Mateo Kovacic mund të rikthehet në Serie A këtë verë, raportojnë mediat italiane. Kovacic ka luajtur në Serie A për dy vite si futbollist i Interit.

Kroati ka luajtur 42 ndeshje këtë sezon me Chelsea dhe ka bërë dy asistime, ndërsa Calcio Mercato, raporton se Inter është i interesuar për rikthimin e 27-vjeçarit.

Beppe Marotta e ka piketuar Kovacicin si zëvendësuesin ideal të Eriksen, pasiqë danezi nuk dihet nëse do të rikthehet të luaj.

Kovacic ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 40 milionë euro. Kroati mund të përfshihet në operacionin Hakimi.

Emri tjetër për zëvendësuesin e Eriksen është Donny Van de Beek, i cili nuk po luan shumë te United dhe Inter mund të tentoj huazimin e tij me opsion blerjeje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here