Po shkëlqen me Italinë: Domenico Berardi transferohet te gjiganti italian

Sulmuesi i Sassuolos, Domenico Berardi i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij në Europian me Italinë.

Italiani sezonin e kaluar e përfundoi me 17 gola të shënuar dhe 8 asistime për Sassuolon, ndërsa në Europian po e dëshmon se është i gatshëm për të luajtur për ndonjë gjigant.

Berardi rrjedh nga akademia e Sassuolos, në vitin 2013 u transferua te Juventus, ndërsa në vitin 2015 u rikthye në Mapei Stadium.

Mediat italiane raportojnë se Milan synon transferimin e Berardit gjatë kësaj vere. 26-vjeçari ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 40 milionë euro.

Rosonerët do të tentojnë huazimin e Berardit me opsion blerjeje, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here