Ibrahimovic i shqetësuar: Gati emri i ri për sulmin!

Zlatan Ibrahimovic po kalon një situatë shqetësuese tek Milan pasi tashmë drejtuesit e Rososnerëve po bëjnë gati një emër të ri për sulmin e tyre.

Tuttosport me anë të një raportimi kanë bërë të ditur që emrat e Andrea Belottit dhe Dusan Vlahovic janë kthyer përsëri në vëmendjen e kuqezinjëve.

Favoriti mbetet sulmuesi serb, i cili po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra e Juventusit.

Fiorentina për shërbimet e tij po kërkon një shifër prej 60 milionë eurosh, që është tepër e lartë për skuadrën e Piolit.

Situatë ndryshe paraqitet me Andrea Belottin i cili ka edhe një vit kontratë të mbetur me Torinon.

Roma kishte bërë një ofertë prej 18 milionë eurosh në drejtim të tij por që u refuzuar nga skuadra veriore e cila kërkon 30 milionë euro për ta lënë atë të lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here