Juventus pranë transferimit të yllit të Lyon!

Zonja e Vjetër është shumë pranë për të transferuar në Allianz Stadium një objektiv që e kishte qysh prej vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës franceze të Lyon, Houssem Aouar.

Biankonerët janë duke bërë përgatitjet për ti krijuar skuadrën ideale trajnerit të rikthyer, Massimiliano Allegri.

Mirëpo në këtë garë Juventusi duhet që të ketë shumë kujdes nga skuadra e Arsenalit e cila ka rritur tashmë ofertën në drejtim të tij.

Mirëpo këtë marrëveshje pritet që ta refuzojë vetë futbollisti i cili edhe vitin e kaluar kishte refuzuar mundësinë për tu transferuar tek Topçinjtë duke i hapur tashmë rrugë akoma më shumë interesimit të Zonjës së Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here