Pika e kthesës për çështjen Hakimi: 70 milionë euro për shërbimet e tij!

Achraf Hakimi është padyshim emri më i përmendur javëve të fundit tek skuadra e Interit për shkak se po kërkohet shitja e tij për të ulur borxhet e akumuluara të skuadrës.

Nëse deri më tani skuadra e Chelseas dukej më favoritja për transferimin e tij, gjërat tashmë duket se kanë ndryshuar komplet.

Steven Zhang ka kërkuar 75-80 milionë euro për shërbimet e tij dhe këtë gjë PSG e ka marrë seriozisht në konsideratë.

Leonardo është i gatshëm për blerjen e tij dhe skuadra është duke bërë gati prej 70 milionë eurosh, shumë kjo që pritet të nxjerrë jashtë loje edhe Chelsean, raporton Gazzetta dello Sport.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here