Real Madrid ka probleme për të shitur Jovic!

Real Madrid është e vendosur për të shitur Luka Jovic në mënyrë që të financojë blerje të reja këtë verë.

Mirëpo AS ka raportuar që Eintracht Frankfurt që është kandidati kryesor për blerjen e tij, do duhet të presë deri sa të shesë Andre Silvan për të mbledhur fondet që nevojiten për blerjen e serbit.

Manchester United dhe Chelsea janë të interesuar për Silvan por nuk janë në gjendje të ofrojnë 40 milionë euro që i kërkojnë gjermanët, gjë që e lë Jovicin të ngecur në Santiago Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here