Bisedë telefonike me trajnerin e skuadrës italiane, Ramos me një këmbë në Itali!

Sergio Ramos ditë më parë bëri të ditur që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Real Madrid dhe gara për të është më e nxehtë se kurrë.

35 vjeçari u largua nga Santiago Bernabeu pas 16 vitesh qëndrim dhe tashmë është Jose Mourinho i cili po kërkon që ta sjellë atë në Serie A tek Roma.

Pas njoftimit që ai do largohet nga Real Madrid, të dy zhvilluan një bisedë telefonike ku u diskutua për një transferim të mundshëm të tij në kryeqytetin italian.

Special One ka shumë besim që do të arrijë ta bindë spanjollin për tu transferuar në Olimpico dhe tashmë pengesa e vetme është paga e lartë e futbollistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here