PSG kontakton Realin për Varane!

Gjigantët francezë po kërkojnë transferimin e mbrojtësit të Real Madrid.

Paris Saint Germain ka kontaktuar me skuadrën e Real Madrid për një transferim të mundshëm të mbrojtësit francez, Raphael Varane, raporton Foot Mercato.

28 vjeçari pritet të largohet këtë verë për shkak se refuzoi dy herë rinovimin me Los Blancos.

Madrilenët po kërkojnë që të mbajnë Varane mirëpo PSG ka zhvilluar bisedime të frytshme me Los Blancos dhe vetë dëshira e futbollistit është që të largohet nga Santiago Bernabeu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here