Firpo në Serie A tek rivalët e Interit!

Junior Firpo vazhdon të mbetet një temë e nxehtë në gadishullin Apenin.

Interesimi i Interit me muaj të tërë duket se nuk do të ketë kurrfarë ndikimi për shkak se futbollisti i Barcelonës është pranë nënshkrimit me një skuadër tjetër italiane.

Bëhet fjalë për rivalët e përjetshëm të Interit, Milanin e cila është pranë transferimit të tij, raporton kështu Corriere dello Sport.

Prezenca e Milanin në Champions League ka bërë që mbrojtësi i katalanasve të mendojë për një kontratë me Rossonerët.

Kuqezinjtë në sezonin e parë kërkojnë huazimin e tij dhe pastaj të kenë të drejtë blerjeje verën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here