Locatelli: Arrin oferta në drejtim të tij!

Manuel Locatelli po e tregon veten si njëri prej emrave kryesorë të kombëtares italiane në EURO 2020 dhe kjo gjë do i shpërblehet atij me një transferim tek gjiganti i Serie A.

Bëhet fjalë për Juventusin e cila ka hyrë e fundit në garë për të por ka shumë mundësi që të sigurojë shërbimet e tij.

Goal Italy raporton që Biankonerët janë gati për të ofruar 30 milionë euro për të plus disa milionë të tjera në formë bonusesh për skuadrën e Sassuolos.

Federico Cherubini dëshiron që futbollistin ta lërë nën urdhërat e Massimiliano Allegrit i cili e njeh atë qysh prej kohës kur drejtonte Milanin.

Me pak fjalë kemi hyrë në fazën e fundit të negociatave dhe Juventus duket e vendosur për të blerë mesfushorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here