Zgjidhja më e mirë: Milan dhe Barcelona shkëmbejnë futbollistët e tyre

Milan dhe Barcelona kanë gati super shkëmbimin për merkaton e verës.

Milan ka vendosur që ta nxjerr në shitje Alessio Romagnolin gjatë kësaj vere, pasiqë nuk kanë arritur marrëveshje me 26-vjeçarin për rinovimin e kontratës.

Romagnoli e ka humbur vendin e titullarit te Milani, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon vitin e ardhshëm.

Interesim për italianin ka shfaqur Barcelona dhe Katalanasit kanë gati shkëmbimin me Milanin.

Për të siguruar shërbimet e Romagnolit, Barcelona ia ka ofruar Milanit kartonin e Junior Firpos dhe 10 milionë euro, raportojnë mediat spanjolle.

Rosonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here