12 milionë euro: Nuno Tavares bën gati valixhet drejt Italisë!

Nuno Tavares është një emër që muajt e fundit po tërheqë vëmendje të mëdha nga shumë skuadra të mëdha europiane.

E fundit që ka hyrë në garë për të është Napoli mirëpo e cila duket se do të sigurojë shërbimet e tij gjatë javëve të ardhshme.

Kjo për faktin që napolitanët tashmë kanë bërë gati ofertën prej 12 milionë eurosh që pritet të bindë portugezët e Benficas për ta lënë atë që të transferohet.

Mediat në Itali deklarojnë që kjo ofertë mund të jetë edhe një mesazh indirekt për Chelsean për të ulur çmimin e tyre për Emerson Palmierin që kërkohet nga De Laurentiis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here