Mungon vetëm firma: Ramos tek gjiganti i Serie A!

Sergio Ramos është një hap larg transferimit në Serie A.

Spanjolli pas përfundimit të EURO 2020 pritet që të zbarkojë në Itali për të nënshkruar me skuadrën e Romës pasi Jose Mourinho e ka kontaktuar atë personalisht duke e thirrur për tu transferuar në Olimpico.

Giallorossët pritet që të lënë Chris Smalling të transferohet tek Everton për ti dhënë hapësirën e duhur transferimit të mbrojtësit spanjoll.

Nga 1 korriku Ramos do të jetë pa kontratë dhe i lirë të vijë në kryeqytetin italian.

Spanjolli pritet që të vihet nën urdhërat e Mourinhos për të tentuar që të fitojnë Serie A-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here