Agnelli hap thesin: Juventus transferon dy yjet e PSG

Biankonerët për shopping te PSG.

Pas sezonit të dobët te Juventus priten ndryshime të mëdha në skuadër. Allegri ka fituar të punojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe ka piketuar disa përforcime për merkaton e verës.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Juventus synon transferimin e dyshes së PSG, Leandro Paredes dhe Mitchel Bakker.

Paredes nuk bën pjesë në planet e Pochettinos pas transferimit të Wijnaldum. Sa i përket Bakker, te Juventus e shohin holandezin si zëvendësuesin ideal të Alex Sandros.

Për të siguruar shërbimet e tyre, Juventus do të paguaj 35-40 milionë euro, shifër të cilën pritet ta arkëtojë nga shitja e Ramsey dhe Melos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here