Përsëri një ndeshje e madhe për talentin e Sampdorias, Mikkel Damsgaard i cili shënoi një gol të mrekullueshëm në fitoren kundër skuadrës së Rusisë dhe tashmë interesimi për të vetëm po rritet.
Shkëlqimi i tij nuk po shuhet dhe kaq ka mjaftuar për Juventusin dhe Interin të hedhin hapat e parë për transferimin e tij këtë verë.
Talenti i lindur në vitin 2000 vështirë se do të qëndrojë edhe për një sezon tek Sampdoria me interesimin e madh në drejtim të tij.
Sampdoria e kishte transferuar atë nga skuadra e Nordsjaelland për 6.5 milionë euro dhe tashmë shitja e tij pritet ti shpërblehet atyre disa herë më shumë.