‘Tërmet’ tek Napoli: 3 yjet e Napolit në shitje këtë verë!

Aurelio De Laurentiis ka habitur të gjithë në Itali pasi ka nxjerrë në shitje 3 emrat kryesorë të skuadrës së tij.

Kalidou Koulibaly dhe Fabian Ruiz duket se vetëm do të fillojnë eksodin nga skuadra jugore pasi largime të tjera pritet të ndodhin pasi këta të dy të largohen nga stadiumi Diego Armando Maradona.

Tashmë edhe Lorenzo Insigne është nxjerrë në merkato për shkak se kontrata e tij skadon edhe një vit dhe rinovimi nuk është në plan.

Kjo për faktin që kapiteni nuk e ka ndërmend që të ulë pagën e tij për të rinovuar me napolitanët dhe largimi duket e vetmja zgjidhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here