Ylli i Barcelonës tek Juventus: Zhvillime të reja ditëve të fundit!

Skuadra e Massimiliano Allegrit i ka të qartë objektiv e saj për afatin kalimtar veror.

Njëri ndër ta mbetet emri i sulmuesit anësor të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Zonja e Vjetër po kërkon transferimin e tij këtë verë ose verën e ardhshme me parametra 0 për shkak se skadon kontrata e francezit me katalanasit.

Mirëpo gjërat kanë filluar të komplikohen për Zonjën e Vjetër për shkak se skuadra e Koeman po mendon rinovimin me talentin francez.

Mundo Deportivo raporton që katalanasit janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin me të.

Por akoma asgjë nuk ka përfunduar dhe në rast se nuk arrihet të nënshkruhet për një kontratë të re atëherë ai do ti ofrohet Biankonerëve gjatë javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here