Barcelona dhe Lionel Messi janë akoma duke vazhduar negociatat për rinovimin e kontratës teksa një marrëveshje duket se nuk është arritur akoma, raporton Goal.
Kontrata aktuale e Messit do të skadojë në fund të këtij muaji gjë që nënkupton që pas një jave ai mund të jetë futbollist i lirë nëse një kontratë e re nuk arrihet.
Edhe pse Barcelona mbetet shumë optimiste që do të arrihet një marrëveshje për rinovim kontrate, deri më tani asgjë konkrete nuk është arritur.