Cristiano Ronaldo prej sezonit të ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Juventusit pasi skuadra e tij e re tashmë është gjetur.
Bëhet fjalë për Paris Saint Germain dhe gjithçka duket gati të zyrtarizohet pasi edhe agjenti i tij Jorge Mendes tashmë gjendet në Torino për të konfirmuar largimin e portugezit.
Gazzetta dello Sport raporton që Mendes javëve të fundit ka udhëtuar shpesh në drejtim të Parisit për të negociuar një marrëveshje për futbollistin e tij.
Juventus nuk dëshiron largimin e tij por nga ana tjetër paga e tij që për dy sezone kapë vlerën e 60 milionë eurove është e papërballueshme për Biankonerët.