Siç raporton Sky, skuadra e Romës është gati për një surprizë gjatë kësaj merkatoje verore.
Bëhet fjalë për Jose Mourinhon i cili po kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe tashmë ka gjetur emrin e duhur, pikërisht tek Zonja e Vjetër.
Bëhet fjalë për Merih Demiral i cili ka shumë mundësi që mund të largohet këtë verë nga Allianz Stadium.
Vetë dëshira e mbrojtësit është që të largohet nga Zonja e Vjetër për shkak se nuk ndihet i vlerësuar dhe tashmë Roma duket një mundësi e artë për të.
Problemi i vetëm është shifra prej 40 milionë eurosh që po kërkojnë Biankonerët për ta lënë atë të lirë, shifër kjo që vështirë të ofrohet nga Giallorossët për shërbimet e turkut.