Luis Alberto lë Lazion por nuk largohet nga Italia!

Luis Alberto është ndoshta njëri prej futbollistëve kryesorë të skuadrës së Lazios.

Këtë verë pritet që ai të largohet nga kryeqytetasit pas disa vitesh qëndrim tek kjo skuadër.

Interesimi për të vetëm sa po vjen duke u rritur dita ditës dhe tashmë në garë për të janë Milani dhe Juventusi të cilat janë të gatshme të sakrifikojnë dy yjet e saj për ta sjellur në skuadër brazilianin.

Milan është e gatshme të ofrojë shërbimet e Alessio Romagnolit ndërkohë që Juventusi do të privohet nga kartoni i Arthur Melos, i cili mund të joshë presidentin Lotito për të arritur një marrëveshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here