Kampionët e Premier League janë duke tentuar që të thyejnë rekordin për transferimin e sulmuesit anglez.
Manchester City është pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin prej 100 milionë funtash të futbollistit të Aston Villas, Jack Grealish, raporton ESPN.
Kjo shifër do të thyente rekordin e mëhershëm që e mban Manchester United kur transferoi Paul Pogba në 2016 për një shifër prej 89 milionë funtash.