Danimarka ka mundur 4-0 Uellsin dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2020.
Heroi i sfidës ka qenë Kasper Dolberg (27′ 48′), autor i dygolave. Maehle (88′) dhe Braithwaite (96′) kanë shënuar dy golat e tjerë.
Eliminim i keq për Uellsin e Bale, që e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Wilson në minutën e 90-të.
Danimarka ka shënuar katër gola në një ndeshje me eliminim direkt të Europianit për herë të parë në histori.
Danezët do të përballen me fituesen e Holandë-Çeki në çerekfinale.