Shkëmbim spektakolar: Thomas Partey te gjiganti italian!

Thomas Partey transferohet në Serie A!

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, mund të largohet nga Emirates pas një sezoni të dështuar me Topçinjtë.

Partey u transferua te Arsenali nga Atletico verën e kaluar për 50 milionë euro. Ganezi ka luajtur 36 ndeshje me Topçinjtë dhe ka bërë 3 asistime.

Portali italian Calcio Mercato, raporton se Juventus dhe Arsenal kanë gati super shkëmbimin për merkaton e verës.

Arsenali ka shfaqur interesim për rikthimin e Ramsey dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Allegri, i cili ia ka këruar Agnellit transferimin e Partey.

Allegri beson te kualitetet e Partey, ndërsa Topçinjtë janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Vlera e Partey në treg është 40 milionë euro, prandaj Juventus përveç Ramsey do të duhet të ofrojë edhe 20 milionë euro.

Calcio Mercato, shkruan se bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe se marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here