Shkëmbimi i merkatos së verës: Alessandro Bastoni largohet nga Interi

Gati shkëmbimi i verës, Alessandro Bastoni largohet nga Interi.

Alessandro Bastoni ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian pas një sezoni mbreslënës me Interin.

Bastoni ka luajtur 41 ndeshje me Interin sezonin e fundit dhe ka bërë katër asistime duke ndihmuar kështu Neroaxurët ta fitojnë Scudetton.

Kriza financiare te Interi ka bërë që edhe Bastoni të mos konsiderohet si i pashitshëm dhe 22-vjeçari mund të largohet nga Meazza gjatë kësaj vere.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Barcelona synon transferimin e Bastonit dhe kanë gati me Interin shkëmbimin e verës.

Ditët e fundit është raportuar se Inter dëshiron shërbimet e Jordi Albas dhe Blaugranët janë të gatshëm që ta përfshijnë në operacion mbrojtësin 32-vjeçar.

Barcelona do t’ia ofrojë Interit kartonin e Albas dhe 40 milionë euro, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here