Andrea Petagna kalon tek rivalët e Napolit!

Andrea Petagna është një emër tejet i njohur tashmë në futbollin italian dhe interesimi për të vetëm po vjen e duke u shtuar.

Interesant është fakti që atij në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ju dha pak hapësirë dhe kjo tashmë e ka bindur atë që të largohet nga jugu i Italisë.

Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Interi, të cilët po kërkojnë edhe një sulmues tjetër për ta vënë nën urdhërat e Simone Inzaghit.

Një shkëmbim pritet të ndodhë mes dy palëve ku për Petagnan Inter do ti ofrojë shërbimet e Gagliardinit, i cila ka një vlerë rreth 15-18 milionë euro, të njejtë me atë të sulmuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here