Jo vetëm Firpo, Milan transferon edhe yllin tjetër të Barcelonës!

Junior Firpo tashmë është shumë pranë transferimit tek skuadra e Milanit ku ka mbetur vetëm nënshkrimi i marrëveshjes mes dy palëve.

Rossonerët tashmë janë në ‘gjueti’ për të gjetur pasardhësin e Hakan Calhanoglus.

Pikërisht këtu skuadra e Milan po kërkon që ti hakmerret rivalëve të Interit.

Bëhet fjalë për yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho i cili pritet të largohet nga Camp Nou këtë afat kalimtar veror.

Marca raporton që tashmë Barcelona dhe Milan kanë negociuar për një transferim të mundshëm të 29 vjeçarit në San Siro.

Ky do të ishte një rikthim në Milano për të mirëpo kësaj rradhe në rradhët e kundërta pasi më herët ai kishte qenë pjesë e skuadrës së Interit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here